Kohë më pare Familja Kurmemaj realizoj nëpërmjet Fondacionit Trojet Tona një donacionin nê vlerë prej 158 000 $ ia dedikuan Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit “Blazho Orlandiq”. Me mjetet e parapara ishin siguruar: një automjet i ndihmës së shpejtë, tavolina e operacionit për sallën e kirurgjisë, tavolina per procedura ortopedike, ultrasound, si edhe pajisje/aparaturat e nevojshme dhe bashkëkohore për repartin e pediatrisë, shkruan Ulqini Online.
Në lidhje me këtë gazetari Ali Salaj nga Ana e Malit ditë më parë ka dalur me një shkrim autorial ‘’Mërgimtarët shqiptarë dhe ndihmat humanitare – Donacionet për institucionet qeveritare, mision i paqartë’’ duke hedhur ndër te tjera edhe dyshimet e tija në donacionin e Familjes Kurmemaj të relizuar nëpërmjet Fondacionit Trojet tona. Autori i shkrimi këtë e konsideron si një ‘’mision jo i qartë, që rëndon veprimtarinë humanitare të mërgimtarëve dhe krijon pikëpyetje të ndryshme’’. Reagimet ndaj këtij qendrimi të z. Salaj, sidomos te pjesa e dyshimeve të tija, nuk kanë munguar.
Në Spitalin e Tivarit gravitojnë pothuajse të gjithë shqiptarët nga Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini dhe se kjo është arsyeja pse është dhënë ky donacion, kështu mendon z. Nazmir Zeneli për donacionoin në fjalë.
‘’Çdo njëri i Komunës së Ulqinit s’ka mundësi pa shku në Tivar … Ja kanë ble Spitalit të Tivarit se e dinë se s’kanë mundësi pa shku në Tivar’’, shkruan z. Zeneli.
Të pabesueshëm e konsideron shkrimin e gazetarit Salaj mërgimtari jonë Nail Osmanaj.
‘’E pabesushme, një gazetar me përvojë te mos jetë falenderus per donacionin’’, shkruan z. Osmanaj në reagimin e tij.
Z. Osmanaj i’a rikujton gazetarit humanizmin pa kufi të Familjes Kurmemaj dhe punës në donacione të shumta të Fondacionit Trojet tona.
‘’Un do të ju rikujtoj se donatori në fjalë është human dhe humanizmi i tij s’ka kufi. Ky person është njëri ndër donatoret kryesor te Fondacionit humanitar shqiptaro-amerikan Trojet Tona i cili vetem ne vitin e kaluar dhuroj përmes shoqates tonë shumën e konsiderushme prej 40000 dollarësh vetëm për jetima njerëz në nevojë, për studentët dhe per shkollën e Krythës’’, vazhdon z. Osmanaj.
Mërgimtari jonë përmend edhe shumën prej 200 000$ që Familja Kurmemaj ka dhënë për njerëzit që janë të prekur nga diabeti nën moshen 30 vjeçare për qytetet Ulqin, Tivar, Plavë e Guci si dhe ambulancen dhe pajisje mjekësore per Spitalin e Tivarit.
Edhe z. Osmanaj potencon faktin se në Spitalin e Tivarit marrin marrin shërbimet qytetarët e Ulqinit me rrethinë.
‘’Gazetari në vend që të jetë falenderus po krijojn nji lloj përbuzje të së mirës gjë që profesioneve te tyre nuk ju shkon. Ne duhet të jemi falenderus për Ahmet e Dina Kurmemi për zemërmirësinë e tyre dhe ne tu jemi mirënjohës. Zoti e bekoftë familjen e tyre!, përfundon reagimin e tij.
Donacionin nuk e pëlqen vetëm xhelozia, ky është thelbi i komentit të ish-mësimdhënësit z. Rexhep Lleshi.
‘’Donacioni është i vjetër dhe me shpjegimet e shenjta është përshkruar dhe zbatuar si vlerë.
Ai ka hapur rrugë, hequr të liga, shpëtuar jetë.
Në mote, njëjtë dhe sot, ate nuk e pëlqeu vetëm xhelozia.
Spitali në Tivar është vendlindja e djemve dhe e vajzave nga nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini etj.
Ai është edhe vend kujdesi i shëndetit për të njëjtit. Të reja e të ri aty e kanë filluar punën gjegjëse profesionale.
Andaj, donacionet drejtuar atij institucioni janë për mirënjohje dhe respekt!’’, shkruan z. Lleshi.
Në fund duhet shtuar se Fondacioni humanitar Trojet tona vetëm në vitin 2022 ka dërguar në formë të donacioneve, ndihmave, bursave në vendlindje rreth 528 mijë dollarë. Nëse kësa shume i shtohen edhe donacionet prej vitit 2019 kur edhe ka filluar aktivitetin, atherë shuma kap shifren rreth 880 000$.
Shifrat e mësipërme janë të realizuara vetëm nëpërmjet Fondacionit Trojet tona dhe nuk përfshihen ata që janë grumbulluar dhe dërguar nga diaspora jonë për raste vdekjeje, mbulim të shpenzimeve të operacioneve të ndryshme pasi në atë rast ajo shumë është edhe më e madhe. Prandaj, mirenjohje pakufi për mërgimtarët tanë.
0 Comments