Ditë e bukur në Katërkollë. Ditën e parë të shkollës së volejbollit janë regjistruar 38 vajza për të ndjekur dhe ushtruar këtë sport të bukur. Regjistrimet vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.
Bora, Erjona, Arbesa, Rilinda, Albana, Emanuela, Rinesa, Rea, Amanda, Fiona e shumë e shumë vajza të tjera pritnin me entuziazëm në rend momentin e regjistrimit në këtë shkollë dhe momentin për të luajtur me shoqet e veta sportin e bukur të volejbollit.
Profesoret dhe njëheri dhe trajneret Kadri Sinani dhe Dritan Rexha në fillim mbajtën ligjeratën e parë të domosdoshme për një fillim të mabrë të këtij projekti. Ish profesoret Cano Axhemi dhe Bajram Salla, tashmë në pension, u përmalluar edhe njëherë duke parë këtë interesim të fëmijëve për sportin që në Anë të Malit e ka zanafillën që në kohën kur ata ishin mësimdhënës.
Në këtë fillim nuk kishte si të mungonte edhe drejtori i Shkollës fillore ”Bedri Elezaga” z. Mustafë Bardhi i cili ka dhënë kontributin e vet në këtë projekt.
Në stervitjen e parë ishin të pranishëm një numër shumë i madh i prindërve. Të gjithë u shprehnin me fjalët më të bukura për këtë nismë.
Më këtë projekt Fondacioni ”Trojet tona” i jep edhe një dhuratë tjetër shumë të bukur vendlindjes.
0 Comments