Fondacioni Trojet Tona ka marr nismën për to grumbulluar fonde financiare për ndërtimin e muzeut etnografik dhe restaurimin e mullirit të vetëm funksional në Anën e Malit

Fondet e mbledhura nga ky Gofundme do te perdoren per renovimin dhe preservimin e te vetmit mulli qe ka mbetur funksional nga mbi 40 mullinj qe ka pasur Ana e Malit, ku nji pjes e mullirit daton qe nga viti 1870. Fondet poashtu do te perdoren edhe per ndertimin e nji muzeu te mirefidhet etnografik ne Ane te Malit.

Jeni ju bashkëvendas , bashkëkombas, miq dhe dashamirë të tradidës tonë kombëtare, ata të cilët me kontributet  e juaja po mbani gjallë trashigiminë dhe vlerat kulturore kombëtare në vendlindjen tonë shumë të dashur!

Urojmë që kurr mos të na pushojnë të rrahurat e zemrës për vendlindjen tonë të shenjtë. Falemnderojmë të gjithë ata që po mbajn gjallë këtë traditë me kontributet e tyre të çmuara.

Qofshi të bekuar!
Me shumë rrespekt,
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan
Trojet Tona – NY

0 Comments