Pasi që viti 2020 ishte një vit shumë aktiv i Fondit Humanitar “Trojet Tona” në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave dhe donacioneve në vendlindje, kryesisht të fokusuara në përballimin e situatës shëndetësore nga pasojat e pandemisë Covid-19 , edhe gjatë vitit 2021 , ky Fond pati një aktivitetet të dendur humanitar në vendlindje.

Po i numrojmë këto aktivitete në mënyrë kronologjike:

Shkurt:U shpërndan gjithësejt $49,100 :-$27,500 për 22 fëmijë që nuk janë në kujdesin e prindërve;-$11,000 për fëmijët me prind me nevoja të veçanta;-$6,600 për 17 familje,kryesisht të moshuara e që marrin ndihmë sociale;-$4000 për shkolla me fëmijë me nevoja të veçanta në Ulqin.

trojet tona
trojet tona

Mars:-FH “Trojet tona” vazhdoi edhe këtë vit me disa donacione të natyrës shëndetësore me dedikim për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe për Qendrën Shëndetësore në Katërkollë;-Shpërndahen $36,400 në formë ndihmave financiare për studenta me shumën individuale prej $300 deri në $800 per student;-I ndahet $1000 donacion Muzeut Etnografik në Draginë.Qershor:Kërkesë e FH “Trojet Tona”, ministrit të Diasporës të Republikës së Shqipërisë, z. Pandeli Majko, për mundësimin e regjistrimit dhe vijimit të specializimeve (Anesteziologji dhe Kirurgji) për një numër të caktuar të mjekëve shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi;-Organizimi i turnirit fondmbledhës të golfit (Golf Outing) në New City (shteti i NY) ku u mblodhën një shumë e konsiderueshme e kontributeve financiare, me dedikim për realizimin e projekteve të ndryshme në vendlidje që kanë të bëjnë me sportin apo me ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë tonë kulturore.

Korrik:-Pajisja me 15 tableta nxënësit e SHF “Bedri Elezaga” në Katerkollë, të cilët janë shfrytëzues të ndihmave sociale;Nëntor:- Fondi “Trojet tona” në bashkëpunim me Familjen Hajdari ,nga Ana e Malit që jeton në SHBA dhënë një donacion me 18 kompjutera desktop për Shkollën e Mesme në Ulqin, kurse për nxënësit e SH.F. “ Bedri Elezaga’’ në Katërkollë, 2 kompjutera desktop dhe 4 printera/skanera për qëllime të përdorimit dhe procesit mësimor për nxënësit e këtyre shkollave. Vlera e këtyre donacioneve eshtë $10,000.-Me iniciativën dhe me përkrahjen financiare të Fondit “ Trojet Tona” në bashkëpunim me Klubin e Karatesë “Ulqini-Ana e Malit”, në Anë të Malit u rihap shkolla e karatesë për të rinjët e kësaj treve ;-Hapja e shkollës së vollejbollit për femra në Anë të Malit Vet fakti se vetëm ditën e parë të hapjes së kësaj shkolle u regjistruan 38 vajza tregon interesimi e madh për të ndjekur dhe ushtruar këtë sport atraktiv.Dhjetor-Fillimi i organizimit të kurseve të gjuhës angleze për të rritur sponzorizuar nga FH “Trojet Tona”.

Fundi i vitit 2021 filloi me shpërndarjen e ndihmave financiare për jetimët dhe për fëmijët me një prind të cilët kanë nevojë për këto ndihma në përballimin apo lehtësimin e shpenzimeve të shkollimit .-Me rastin e festave të fundvitit , përfaqësuesit e FH “ Trojet Tona” shtruan një banket modest me pizza dhe u shpërndan dhurata si dhe bluza me logon e Fondit tonë, për vajzat e klubit të volejbollit, në Shkollën e Katërkollës,i cili tani numron 65 vajza, për fëmijët e Klubit të Karatesë në Katërkollë, i cili tani ka 78 fëmijë të regjistruar, si edhe për fëmijët e programit të gjuhës anglishte “Bright Minds”,i cili numrin 35 femijë prej moshave 7 deri 12 vjeçarë.Shfrytëzojmë rastin që t’ju falenderojmë të gjithë kontribuesit që me zemërgjerësinë dhe bujarinë e tyre kanë ndihmuar dhe gjithënjë vazhdojnë të ndihmojnë në realizimin e projekteve dhe programit të Fondit Humanitar “Trojet Tona”. Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “ Trojet Tona”New York

0 Comments