Ditë më parë në qytetin e Rozhajës kam filluar me kursin falas për mësimin e gjuhës shqipe me moton , “Mësojmë shqip”. Punë kjo e planifikuar kahmotshëm, e cila nuk do të kishte pasur mundësi të fillonte pa përkrahjen e dikujt sepse ishte e kushtueshme. Ditë më parë, këtë nisijativë time, e bisedova me bashkëatdhetarët tanë në SHBA, pikërisht me Fondin Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”. Kjo Organizatë kombëtare që vepron gjithandej trojeve tona, kësaj radhe ka siguruar mjete finansiare, mjete edukativo- mësimore dhe mjete tjera për mbarëvajtjen e mësimit. Duhet thënë se ndjekësit e këtij mësimi do të shpërblehen me nji incentiv (nxitje) për çdo orë mësimore. Poashtu nxensit do te marrin shperblim nxitjeje mbas cdo faze te kursit, nese e kalojne testin final per ate faze (per cdo 3-4 muaj). Keto incentiva jepen për të ju ndihmuar nxeneseve në sigurimin e mjeteve tjera të nevojshme për avansimin e mëtejshëm të mësimit. Me përkrahjen e njerëzve të mirë, mërgimtar të kombit tonë në SHBA, do të mundohemi bashkërisht t’ua mësojmë brezave të ndryshëm gjuhën shqipe sa nuk është bërë vonë, që të mos na mallkojnë brezat që u larguan, po largohen dhe do të largohen nga gjurmët e gjyshërve. Gjuha amtare është argumenti më i fuqishëm i identitetit kulturor, është ashti i ekzistencës, i marrëdhënies së afërsisë mes prindit dhe fëmijës! Ftoj të gjithë ata që ndjejnë vehtën si pasardhës të kombit shqiptar të largojnë frigen dhe të bashkohen nismës tonë kombëtare, “Mësojmë shqip “, për ta zbutur sadopak asimilimin e këtyre trojeve etnike, gjeografikisht afër dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës…

Rozhajë,me 10.02.2023 .

Organizator i projektit”Mësoj shqip ” :Haxhi Lajçi

0 Comments