Fondi humanitar shqiptaro-amerikan “Trojet tona” me seli në SHBA për të tretin vit me radhë organizon ndarjen e bursave studentore.

Për t’u kualifikuar dhe për t’u konsideruar për përfitim burse për vitin akademik 2022-2023 aplikuesi duhet të jetë student apo studente e rregullt. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e universitetëve shtetërore dhe që kanë notën mesatare mbi 7. Këtë vit numri i përfituesve të bursës studentore është i limituar.

Aplikantët do të përzgjedhen në bazë të notës mesatare. Përparësi do t’ju jepet studentëve që vijojnë studimet në drejtime deficitare në vendlindje dhe që studiojnë në universitetet shqiptare.

Ky aplikacion vlen për  studentët  nga Ana e Malit.

Formular aplikimi të dorëzohet në formë të shtypur në Microsoft Word. 

Falenderojmë të gjithë ata që kontibuan dhe mundësuan bursat për studenta ku një falenderim i veçantë shkon për Fondacionin Lukaj (qe ka dhuruar 50% të fondeve), Familjen Hajdari (ka dhuruar 25% te fondeve) dhe Dina & Ahmet Kurmemaj (kanë dhuruar 12.5% te fondeve).

Më poshtë mund të shkarkoni Formular aplikimin.

Formular-aplikimi-per-bursa-studentore-2023

0 Comments