KATËRKOLLË

Më 27 dhe 28 dhjetor 2022 Klubi i karatesë “Ulqini” në Ulqin dhe në Anë të Malit organizoi dy solemnitete modeste, me rastin e përfundimit të sukseshëm të vitit garues 2022.

Në Katërkollë solemniteti u organizua më 28 dhjetor në restoranin “Diamant”. Me këtë rast të gjithë atyre që morën pjesë për herë të parë në gara gjatë vitit 2022 për rezultatet e arritura iu ndanë lëvdata, ndërsa anëtarëve të klubit në Anë të Malit paketime me dhurata për Vit të Ri.

I gjithë solemniteti dhe Pizza party për të gjithë të pranishmit u financua nga Fondi Humanitar Shqiptaro-amerikan “Trojet Tona”, të cilit iu nda një Plaketë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në riaktivizimin dhe zhvillimin e Klubit të Karatesë “Ulqini – Ana e Malit” në Anë të Malit. Plaketën në emër të Fondit e pranoi anëtarja e Këshillit të tij, Vjollca Lika Çobaj.

Kliko të shikosh më shumë fotografi

Learn More

Related Posts

2024 Golf Outing Photos

2024 Golf Outing Photos

We would like to thank all participants, doners and sponsors for making this years golf outing a success, hope to see you all next year. Photo by: Endrina Berisha

read more

0 Comments