Javës së kaluar në Katërkollë të Anës së Malit ka filluar me punë shkolla e volejbollit për vajza e cila në bazë të interesimit rezulton të jetë projekt i qëlluar. Gjatë javës së parë në shkollën e volejbollit janë regjistruar 55 vajza.

Reagimet në Anë të Malit dhe Ulqin janë shumë pozitive duke e shikuar me simpati këtë nismë, shkruan Ulqini Online.

Edhe Federata e volejbollit të Malit të Zi e ka pa të arsyeshme që të ndihmojë këtë projekt. Kjo federatë e ka ndihmuar këtë projekt me tre topa  nga ku dy topa janë për ushtrime të vajzave të kësaj moshe kurse njëri është për zhvillimin e ndeshjeve. Vlera e kësaj ndihme është e konsiderueshme dhe për këtë trajnerat dhe vajzat shprehin mirënjohje.

Iniciatoret e kësaj shkolle shpresojnë që edhe në të ardhmen Federata e volejbollit e Malit të Zi të ndihmojnë këtë nisme duke e ditur që zona në fjalë është ndër më të varfërat në Komunën e Ulqinit por edhe më gjërë.

Duhet shtuar se të gjitha vajzat që ushtrojnë në këtë shkollë nuk paguajnëm asgjë, shkolla e volejbollit për vajza 

0 Comments