Familja Hajdari nga Ana e Malit e cila jeton në SHBA dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trojet tona” që punon në kuadër të Shoqatës ‘’Ana e Malit’’ në ShBA kanë dhënë një donacion shumë të vlefshëm për shkollën fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në  Katërkollë, shkruan Ulqini Online.

Ditën e merkurë, në shkollën fillore në Katërkollë u bë pranimi i pajisjeve shumë të vlefshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor për shkollën në fjalë në formë të printerave multifunksional, 4 të tillë, dhe 2 desktop konfiguracioneve të plotë të kompjuterave me karakteristika shumë të mira.

Gjatë dorëzimit të këtij donacioni ishin të pranishëm përfaqësues të Fondacionit “Trojet tona” në SHBA por edhe aktivistë të këtij fondacioni në vendlindje. Aktivisti i Fondacionit “Trojet tona” në SHBA, z. Nail Osmani gjatë dorëzimit të këtij donacioni është shprehur i kënaqur që kanë mundësi të ndihmojnë në shkollën ku ata i kanë mësuar shkronjat e para.

Drejtori i shkollës fillore në Katërkollë z. Mustafë Bardhi falenderoi përzëmërsisht për këtë donacion shumë me vlera për shkollën që ai drejton. Siç mësohet, këto pajisje do të shpërndahen paraleleve të ndara të shkollës në Krythe, Kravar, Sukubinë dhe Katërkollë. Të pranishëm në pranimin e këtyre pajisjeve ishin edhe mësimdhënës të shumtë të shkollës.

Familja Hajdari në Anë të Malit dhe në Ulqin është bërë e njohur sidomos pas investimit shumë të madh rreth parkut në Zenelaj të Anës së Malit, shfrytëzues të së cilit nuk janë vetëm qytetarët nga Ana e Malit por edhe më gjërë. Nga ana tjetër, Fondacioni amerikano-shqiptar “Trojet tona” ka një kohë të gjatë që ndihmon në vendlindje ku duhet veçuar ndihma shumë e madhe gjatë kohës së pandemisë për qytetarët e Anës së Malit por jo vetëm, ndihmë për jetimët, bursa për studenta,  donacion për shkollat në Shtoj dhe Dacaj të Rozhajës, etj.

Fondacioni amerikano-shqiptar “Trojet tona” këtë javë do të fillojë edhe me shkollën e volejbollit për vajza në Anë të Malit ku interesimi duket se është shumë i madh.

0 Comments