VEPËR ME VLERË NGA DIASPORA JONË, ky është titulli i një shkrimi nga faqja zyrtare e Shkollës së mesme ”Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit.
Në ambientet e shkollës sonë pritem sot përfaqësuesit e Fondit humanitar “ Trojet tona” që veprojnë në kuadër të shoqatës “Ana e malit” dhe përfaqësues të familjes Hajdari, New York, të cilët dhuruan shkollës sonë paisje kompjuterike në vlerë 7,000.00 euro, vazhdon shkrimi, transmeton Ulqini Online.
Me pjesëmarrje nga USA nderuan z.Ali Kurti dhe z.Nail Osmani, sëbashku me aktivistët e Fondit “Trojet tona” që veprojnë në vendlindje.
Përmes këtij donacioni do të pajisen në tërësi dy kabinetet e informatikës gjë që do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së mësimit në këto kabinete por që do të shfrytëzohen edhe për aktivitete të tjera të shkollës.
Me kete rast, drejtoresha Ardita Kovaci shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e thellë në emër të kolektivit dhe në emër të të gjithë nxënësve, ndërsa z.Kurti dhe z.Osmani ndanë me të pranishmit gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë që bashkë me bashkatdhetarët e tjerë patën mundësinë që ta ndihmojnë vendlindjen përmes projekteve të ndryshme.
Ata premtuan që nismat dhe bashkëpunimet e tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.
0 Comments